Tre ministra të tjerë të kabinetit të Johnson japin dorëheqjen.

Mes tyre edhe ministri i Sigurisë Damian Hinds që është e treta dorëheqje për mëngjesin e sotëm.

“Nuk duhet dorëheqja e dhjetëra kolegëve, por për vendin tonë dhe besimin në demokracinë tonë duhet të kemi një ndryshim lidershipi”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Hinds.

Dorëheqjen e ka dhënë edhe ministri i Thesarit Helen Whately dhe ai për Irlandën e Veriut.