Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Portugali, ku një avion zjarrfikës në përpjekje për shuarjen e zjarreve u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pilotit, ka njoftuar shërbimi i Mbrojtjes Civile të vendit.

Mësohet se aksidenti ndodhi në orët e vona të natës pranë Vila Nova de Foz Coa, në rajonin Guarda të Portugalisë veriore.

” Deri tani nuk e dimë ” se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit, u tha gazetarëve kreu i agjencisë, Andre Fernandez.