Pas mbylljes së çështjes Mbappe, në Paris është hapur një temë tjetër diskutimi. Thashethemet e ndryshme e lidhin Neymar me një largim të mundshëm nga PSG, pavarësisht kontratës që e mban te ky klub të paktën deri në vitin 2025. I pyetur për brazilianin trajneri i ri i kampionëve të Francës, Christophier Galtier është shprehur se lojtari duket i lumtur, por nuk mund të thotë me saktësi asgjë, pasi merkatos nuk i dihet asnjëherë.

“Ai po punon mirë që nga fillimi i sezonit, edhe mua më duket i lumtur, është shumë në formë. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, në fund të merkatos, nuk e di. Është lajmëruar në fillim, thuhet se mund të qëndrojë. Nuk kam folur individualisht me të për këtë aspekt, por ai nuk duket i mërzitur nga e gjithë kjo. Neymar mund të luajë në çdo klub në botë. Nëse PSG nuk e dëshiron, Real Madridi e merr atë. Ne rregull?” – Tha ai.