Bullgaria i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut për shkak të manifestimeve dhe patrullimeve të shumta. Kjo erdhi pas protestave në Maqedoninë e Veriut, ku mijëra qytetarë u mblodhën të udhëhequr nga opozita dhe hodhën akuza ndaj qeverisë se po e shesin identitetin dhe gjuhën maqedonase duke pranuar të gjitha kërkesat e Bullgarisë.

Por në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë thuhet se ajo që po ndodh është shqetësuese dhe vjen në një kohë kur Sofja dhe Shkupi po kërkojnë në mënyrë aktive një rrugë për një dialog konstruktiv dhe për të gjetur zgjidhje për integrimin europian.

Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se manifestime të tilla do të bëhen pjesë e së kaluarës dhe dy vendet do të mund të hapin një faqe të re në marrëdhëniet e tyre, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe miqësinë e sinqertë.

“Në lidhje me manifestimet dhe parullat e shumta të drejtuara kundër Bullgarisë në hapësirën publike të Republikës fqinje të Maqedonisë së Veriut në ditët e fundit, Ministria e Punëve të Jashtme i dërgoi një notë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shpreh shqetësimin e thellë për atë që po ndodh, e cila është edhe në përgjigje të narrativës së përhapur antievropiane kundër vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve. Është veçanërisht shqetësues fakti që aktet dashakeqe në hapësirën publike po përshkallëzohen në kohën kur Sofja dhe Shkupi po kërkojnë në mënyrë aktive një rrugë për një dialog konstruktiv dhe për të gjetur zgjidhje të përhershme të pranueshme reciprokisht në interes të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rajon”, thuhet në deklaratë.