Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-zëvendësi i tij, Mike Pence, kanë mbajtur tubime rivale në mbështetje të kandidatëve republikanë që shpresojnë të zgjidhen si guvernatorë të Arizonës.
Trump i doli në mbështetje kandidates Kari Lake, e cili mbështet pretendimet e tij të rreme për mashtrimin zgjedhor, ndërsa Pence mbështeti kundërshtaren e saj, Karrin Taylor Robson.
Trump dhe Pence mund të kandidojnë të dy për presidencën amerikane në vitin 2024.
Përplasja midis Mike dhe Pence lindi gjatë sulmeve të 6 janarit në Capitol Hill, ku Pence refuzoi të zbatonte urdhërat e Trump për të mos lejuar certifikimin e fitores së Biden.
Trump pretendoi se zgjedhjet iu vodhën dhe donte që zëvendëspresidenti i tij të refuzonte të certifikonte fitoren e Biden, por Pence vendosi se kjo do të ishte e paligjshme.
Gjatë trazirave të Kapitolit më 6 janar 2021, kur një turmë mbështetësish të Trump sulmuan Kongresin në një përpjekje për të përmbysur rezultatin, Trump shkroi në Twitter se zoti Pence “nuk kishte guximin të bënte atë që duhej bërë për të mbrojtur vendin”.
Trazirat janë duke u hetuar aktualisht nga një hetim i Kongresit, ku gjatë kësaj jave u provua se Trump kishte refuzuar thirrjet e këshilltarëve dhe familjarëve për të urdhërua turmën të tërhiqej.
Në tubimin e të premtes në qytetin qendror të Arizonës, zonja Lake, një ish-gazetare e lajmeve televizive, u tha mbështetësve se “zgjedhjet e manipuluara” nuk do të pranoheshin më.
Ajo u ndoq në skenë nga Trump, i cili i tha turmës se “zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën dhe tani vendi ynë po shkatërrohet sistematikisht për shkak të tyre”.
Ndërkohë, Pence foli në favor të zonjës Taylor Robson në një tubim në Peoria, duke thënë: “Askush nuk punoi më shumë për biletën Trump-Pence në vitin 2016 ose në 2020-ën”.
Ai nuk e kritikoi ish-presidentin, apo t’i referohej polemikave të mëparshme në fjalimin e tij.
Megjithatë, ai shkroi më vonë në Twitter se “nëse Partia Republikane e lejon veten të konsumohet nga ankesat e djeshme, ne do të humbasim”.