Një hartë e shpërndarë në rrjete sociale është bërë molla e sherrit për debatin e radhës mes Turqisë dhe Greqisë.
Është kryeministri grek ai që kësaj radhe kërkon shpjegime nga Ankaraja, për një hartë ku disa ishuj të mëdhenj grekë të banuar në detin Egje që pretendohet se i përkasin Turqisë.
“Shikoni mirë këtë hartë. Kreta, Rodosi, Lesvosi, Kiosi, Samosi të gjitha të marra nga Turqia”, shkroi Mitsotakis në Twitter të hënën.
Harta thuhet se i është dhuruar Devlet Bahçelit, kreut të një partie nacionaliste aleate me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, nga grupi i ri ultranacionalist Ujqërit Gri.
Kreu i organizatës kishte postuar një foto të hartës të dielën në Twitter, duke pretenduar se “flamuri i lavdishëm turk” ishte “uzurpuar nga Greqia”.
Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara për dekada për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat e eksplorimit nënujor dhe sovranitetin e ishujve të pabanuar.
Grindjet e fundit janë fokusuar në ishujt grekë pranë brigjeve të Turqisë, ku Ankaraja akuzon Athinën për mbajtjen e një pranie ushtarake në kundërshtim me traktatet.
Greqia ka argumentuar se po vepron sipas ligjit ndërkombëtar dhe po mbron ishujt e saj përballë armiqësisë turke.