Një grua për pak humbi jetën ndërsa po bënte një shëtitje si turiste në Zelandën e Re. E moshuara, një pensioniste nga Australia, po vizitonte fshatin Whakarewarewa, ndërkohë që toka nën këmbët e saj u hap dhe ajo përfundoi në në një krater 1.5 metra të thellë që e la me djegie të shumta në trup.
Autoritetet raportojnë se gropa u hap nga aktiviteti gjeotermik në zonë.
Gruaja raportohet se është plagosur rëndë nga ngjarja, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili ishte me të por nuk ra në gropë, është dëmtuar më lehtë.