Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili tha se me firmën e një gruaje që ka ndërruar jetë, janë bërë trasanksione me 5-6 milionë euro nga kompanitë fiktive të inceneratorëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Manja shkruan se emri i gruas që ka ndërruar jetë është nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor. Ai ndër të tjera shton se Metës po ia prish gjumin diçka tjetër.
“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…” shkruan Manja në postimin e tij.