Ish- ministri Rishi Sunak dhe Sekretarjea e Shtetit Liz Truss, dy kandidatët më favoritë për të kryesur Partinë Konservatore dhe për postin e kryeministrit të ri të Britanisë, janë konsideruar nga laburistët si kandidatë të cilët nuk janë asgjë më shumë se sa vijimësi e Boris Johnsonit dhe politikave të tij.
Në një deklaratë në emër të partisë Conor McGinn, një ministër në hije i Zyrës së Kabinetit, tha se Truss dhe Sunak janë ushtarë të administratës Johnson.
“Zgjedhja për të qenë lideri i ardhshëm konservatorëve varet nga dy ‘kandidatët e vazhdimësisë’. Të dy Liz Truss dhe Rishi Sunak janë ushtarë të administratës Johnson, që kanë pjesën e tyre të fajit në situatën ku ndodhet tani vendi.
Të dy tani po përpiqen dëshpërimisht të distancohen nga rekordi konservator i 12 viteve të fundit. Por të dy kanë mbështetur çdo vendim, përfshirë çdo një nga 15 rritjet e taksave të Boris Johnson.
Në vend që të planifikojnë për të trajtuar krizën e kostos së jetesës së konservatorëve ose për të rritur ekonominë e Britanisë, ata thjesht po ofrojnë ekonominë fantazi të dhuratave të pafinancuara”, deklaroi ai.