Forcat e sigurisë në Sri Lanka kanë bastisur kampin ku qëndronin protestuesit anti-qeverisë në kryeqytet gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes.
Qindra trupa ushtarakë dhe komando policie sulmuan kampin duke arrestuar protestuesit dhe duke çmontuar çadrat.
Një gazetar i BBC-së u dhunua nga ushtria dhe një ushtarak i mori me forcë telefonin duke i fshirë videot, informon media prestigjioze.
Nëntë persona, mes të cilëve dy të plagosur janë arrestuar nga policia.
Sulmi ndaj protestuesve vjen një ditë pas ish-kryeministri Ranil Wickremesinghe u betua si president të enjten, pasi ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa u arratis nga vendi javën e kaluar.
Protestuesit kanë kërkuar largimin e tij, por Wickremesinghe është zotuar për veprime të ashpra kundër demonstruesve.
Dinesh Gunawardena, një politikan i konsideruar si besnik i Rajapaksës, bëri betimin si kryeministër i ri të premten, duke marrë postin e mëparshëm të Wickremesinghe.
Qytetarët janë ngritur në protesta në Sri Lanka për shkak të një krize ekonomike dhe shumë fajësojnë ish-qeverinë për keqpërdorimin e financave të vendit.