Jo vetëm deklaratat për Parisin dhe PSG-në, për Marco Verratti-n, gjatë intervistës së dhënë për SportWeek, ka patur hapësirë edhe për kombëtaren e Italisë.

Në mënyrë të veçantë, futbollisti ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e mesfushës së kombëtares duke theksuar se si Italia është shumë mirë në atë repart.

29-vjeçari, i cili është një lojtar kyç për klubin dhe kombëtaren, ka thënë: “Në mesfushë jemi shumë mirë. Tonali është një djalosh i jashëtzakonshëm që ka kaluar momente të vështira te Milan-i, por nuk është dorëzuar kurrë. Ka karakter dhe do të shkojë larg”, ka thënë mesfushori.

“Më pas është Barella, i cili është një lojtar i konfirmuar tani pavarësisht se është i ri. Më pëlqen shumë Locatelli, sepse mund të mbulojë disa pozicione. Në mesfushë kemi një të ardhme të shndritshme”.

Me pak fjalë, Italia nuk do të ketë shumë probleme të paktën në një repart. Shpresa është që shumë shpejt të mund të ketë shumë alternativa edhe në mbrojtje dhe në sulm në mënyrë që Axurrët të kthehen të luajnë në nivelet më të larta të futbollit botëror.