Pamje të publikuara së fundmi nga kamerat e sigurisë së shkollës së Uvalde tregonin sot se policia kishte pritur më shumë se një orë para se të ndërhynte ndaj vrasësit masiv që ishte duke mbushur me plumba klasat me fëmijë të pafajshëm.
Në pamje shihet 18 vjeçari Salvador Ramos, që përplas makinën e tij jashtë shkollës Robb Elementary mëngjesin e 24 majit, para se të futet në ndërtesë me automatikun e tij AR-15 dhe të qëllojë për vdekje 19 nxenës dhe dy mësues.
Një mësues dëgjohet ndërkohë që merr shërbimet e emergjencës, duke thënë: “Fëmijët po vapojnë, oh Zot, qëndroni ulur, qëndroni në klasat tuaja”.
Më pas shihet një djalë i vogël që shikon Ramos dhe largohet me vrap, në dukje i palënduar.
Pamjet e rënda u shpërndanë nga rrjeti Austin-American Statesman, dhe tregojnë vrasësin që qëllon ndaj klasave ndërsa fëmijët dhe mësuesit dëgjohen që ulërasin.
Policia mbërrin në vendngjarje vetëm tre minuta pas vrasësit, dhe oficerët e armatosur shihen që avancojnë ndaj sulmuesit dhe shtrihen përtokë.
‘The Statesman’ tha se ka publikuar një version të reduktuar të videos 77-minutëshe ku tregohet sesi u realizua ndërhyrja e forcave të rendit.
“Video tregon sesi oficerët e armatosur nuk arritën të kryenin ndërhyrjen e tyre për ndalimin e vrasësit për të shpëtuar më shumë fëmijë”, shkruante gazeta.