Turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë tashmë po krijojnë mbresa të shkëlqyera edhe për sistemin tonë shëndetësor.
Një prej këtyre rasteve është edhe ai i Frederic, i cili së bashku me dy miqtë e tij kanë ardhur nga Franca në Shqipëri për pak ditë pushime. Por për shkak të një problemi me astmën atij iu desh të kërkonte shërbim shëndetësor në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Përmes një videoje, të publikuar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të rinjtë e përshkruajnë eksperiencën si mjaft të dobishme, e mbi të gjitha gjithcka falas.

“Pierre, Frederic dhe Alex janë tre të rinj nga Franca. Pas një mesazhi që më dërguan, i takova dhe më shprehën fjalët më të mira bashkë me falënderimet për shërbimin shumë profesional që kishin marrë pas një problemi shëndetësor që Frederic pati gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Ky video mesazh është realizuar nga të tre turistët, ku krahas mbresave të bukura nga vizita në Shqipëri, kanë dashur të ndajnë edhe për të tjerë bashkatdhetarë të tyre dhe jo vetëm, eksperiencën shqiptare si dhe disa fjalë falënderimi për trajtimin nga stafi i Urgjencës së Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”” skruan ministrja Manastirliu.

Për më tepër ndiqni videon: