Një video që çmonton propagandën e treshes Berisha Meta Kryemadhi sa i takon deklaratave të fundit publike mbi evazionin fiskal po qarkullon në rrjet.
Në këtë video të gjitha deklaratat e atyre që përmbledhtazi cilësohen në mënyrë ironike “Propaganda e Armiqve të Drejtësisë” ku Kryemadhi flet për 24 kompani të kapura me evazion, Berisha e quan “skandal kulmor”, ndërsa Ilir Meta që kompleton korin flet për “babëzinë e shekullit” rrëzohen me 1 Fakt të thjeshtë:
“E vërteta është se skema abuzive e mashtrimit me TVSH u zbulua dhe u denoncua nga Drejtoria e Tatimeve në vitin 2018. Administrata tatimore referoi në prokurori 20 subjekte dhe 24 individë përgjegjës, të cilët u dënuan nga Gjykata me 35 vite burg në total”.
Videoja virale tashmë kujton edhe njëherë se qëllimi i vërtetë i treshes “teatrore” nuk është asgjë tjetër vec pushtetit:
“Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe Ilir Meta po luajnë teatrin e radhës po në fakt hallin e kanë tjetër kund! Ata nuk meritojnë më asnjë shans.”