Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se e ka ngritur çështjen e vrasjes së gazetarit gazetarit Jamal Khashoggi gjatë një takimi me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman.
Biden ndodhet në Arabinë Saudite duke zhvilluar takime në përpjekje për të rindërtuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ai tha se e kishte bërë të qartë se zbardhja e vrasjes në vitin 2018 ishte “jetike e rëndësishme për mua dhe Shtetet e Bashkuara”.
Ai tha gjithashtu se të dy vendet arritën marrëveshje për çështje të tjera. Vizita e zotit Biden është kritikuar masivisht si njohje e qeverisë saudite pas vrasjes së gazetarit disident saudit Khashoggi me bazë në SHBA në tetor 2018 në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi.
Princi i kurorës Mohammed bin Salman u akuzua nga agjencitë e inteligjencës amerikane për porositjen e vrasjes.