Ilir Meta ka fluturuar sërish drejt Prishtinës, për të takuar Vjosa Osmanin.

Ai ka vendosur ta mbyllë Presidencën pikërisht duke u takuar me Vjosën, e cila është e vetmja homologe që e ka pritur atë gjatë këtyre 5 viteve si president.

Për këtë arsye, që kur Osmani është bërë presidente, Meta e takon pothuajse njëherë në muaj, herë e fton atë këtu e herë shkon ai në Prishtinë.

Këtë gjë ka bërë edhe këtë herë, teksa ka udhëtuar drejt Prishtinës për të prodhuar një lajm, se është pritur me ceremoni shtetërore para se t’i mbarojë mandati.

Ilir Meta në fakt, do të hyjë në histori si presidenti i vetëm shqiptar pas ’90-s, që nuk është ftuar nga asnjë vend perëndimor.

Të vetmet vizita që ai ka pasur, janë ato në Kosovë, në Azerbajxhan dhe tek arbëreshët në Itali.