Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani ka sulmuar serish Bashkimin Europian per ceshtjen e vizave. Nga Sllovenia ku po zhvillon nje vizite, ne te cilen eshte pritur nga homologu i saj Borut Pahor, kryetarja e shtetit te Kosoves tha se eshte e papranueshme që çështja e vizave të hapet sërish.
“Ne kemi përmbushur kriteret para katër viteve. Tani është në dorën e shteteve anëtare që të finalizojnë këtë proces që është një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës. Ne presim që kjo të ndodhë në muajt e ardhshëm, por pavarësisht sfidave dhe pengesave ne do të vazhdojmë të ecin në atë rrugë si evropianë të vërtetë.”
Osmani ritheksoi se nuk ka arsye qe Kosoves ti vendosen kushte shtese per ceshtjen e vizave.
Te njejtin qendrim mbajti edhe presidenti slloven Pahor i cili ne konferencen e perbashket per mediat tha se Kosoves duhet t’i ishin liberalizuar vizat me heret.
“Ne presim nga partnerët tanë evropianë të përmbushin premtimet e tyre dhe këtu e kam fjalën për liberalizimin e vizave. Marrëveshja është arritur dhe do të ishte e padrejtë për të rihapur serish këto diskutime.”
Nder te tjera dy kryetaret e shtetit u shprehen edhe per dialogun Kosove-Serbi. Presidenti slloven tha se e inkurajon Kosoven per dialogun si dhe per aplikimet e saj ne intitucionet nderkombetare.
“Ne dëshirojmë të ringjallim dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Dhe që ky dialog të jetë i sinqertë dhe të japë rezultate, jo vetëm në formë të marrëveshjeve, por edhe në zbatimin e tyre. Ky proces do të ishte i rëndësishem për qytetarët e dy vendeve.”
Ndersa Osmani tha se pret qe kete muaj te mbahet nje takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vucic.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, procesi po vazhdon. Besoj gjatë korrikut ne do të kemi një takim në nivel të liderëve. Procesi ka vazhduar, ka qenë konstant dhe shumë dinamik dhe po ashtu ka rezultuar në marrëveshjen për udhëzuesin në energji.”
Per takimin me Vucic kryeministrit Kurti shpesh here ka artikuluar se ai do te duhet te finalizohet me njhje reciproke.