Për pak ditë Vlora do të ketë një markatë peshku, një projekt që do t’i japë më shumë zhvillim sektorit të peshkimit.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca inspektoi nga afër punimet e fundit dhe tregoi se veç Vlorës, një markatë e ngjashme do të ndërtohet edhe në Sarandë e Durrës, ndërsa në Lezhë tashmë projekti ka përfunduar.

Sipas ministres, investime të tilla rrisin jo vetëm sigurinë ushqimore për konsumatorët, por edhe mirëqenien për të gjithë peshkatarët.