Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka thënë se bota është në një moment vendimtar dhe ka dënuar luftën e pakuptimtë të Rusisë, sipas mediave të huaja.
“Në të vërtetë, ne jemi në një moment vendimtar. Sapo u shëruam nga COVID, pandemia, kur Rusia filloi pushtimin e pakuptimtë dhe mizore në Ukrainë me efekte të tmerrshme jo vetëm për njerëzit në Ukrainë por me efekte të mëdha globalisht,” tha von der Leyen së bashku me Antonio Guterres në Nju Jork.
“Rusia po bllokon eksportin e drithërave nga Ukraina, duke shkaktuar uri për miliona njerëz. Bllokada në Detin e Zi duhet të ndalet dhe unë jam shumë mirënjohëse, për punën tuaj të palodhshme në përpjekjen për të krijuar një zgjidhje për eksportin e grurit të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi”, shtoi ajo.