Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për pranimin e propozimit francez.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Michel thotë se votimi është vendimtar për maqedoninë e Veriut dhe për BE-në.

Ai shprehet se e ardhmja e unionit është bashkë me Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Michel në Twitter:

Votimi i sotëm hap rrugën për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme. Një hap vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe për BE-në. E ardhmja jonë është bashkë dhe ju mirëpresim krahëhapur.