Me sulmin ndaj Ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, njeriu që e vrau synonte të godiste kokën e një grupi fetar, që ai besonte se kishte lidhje me ish-kryeministrin. Kështu rezulton nga marrja në pyetje e 41-vjeçarit të arrestuar, Tetsuya Yamagami. Vrasësi tha se nëna e tij ishte e përfshirë thellë në organizatën fetare përmes disa donacioneve parash, të cilat i kishin shkaktuar probleme të rënda financiare familjes së tij.
Sipas raporteve të policisë, Yamagami kishte pakënaqësi për këtë organizatë fetare të paspecifikuar, por përjashtoi se ai ishte kundër ideologjisë politike të ish-kryeministrit.
Pasi zbuloi në internet një natë më parë se Abe po vinte për një tubim në qytetin e Naras, ai vendosi të merrte një tren dhe të arrinte në vendin ku ish-kryeministri po bënte fushatë.
Arma e zjarrit e përdorur për sulmin ishte 40 centimetra e gjatë dhe lehtësisht e lehtë, për tu fshehur në një tubim elektoral në Japoni, e krahasueshme për sa i përket sigurisë me një festival ushqimi dhe ishte pjesë e një koleksioni eksplozivësh dhe lloje të tjera armësh të gjetura në shtëpinë e tij.
Prefektura e Narës tha se do të vërë në dispozicion rreth 90 hetues për të ndjekur analizën mbi vrasjen e Abe, i cili ishte kryeministri japonez më jetëgjatë ndonjëherë dhe sigurisht figura politike më me ndikim dhe më e njohur në vend në 10 vitet e fundit.
Ka pasur boshllëqe të konsiderueshme në mbrojtjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe. Kështu tha në një konferencë për shtyp shefi i policisë lokale, Tomoaki Onizuka. “Është e pamohueshme që ka pasur probleme sigurie”. Autoritetet vendore ishin informuar për praninë në qytet të ish-kryeministrit për mitingun elektoral të një dite më parë dhe kishin gjykuar se ishte e mundur të përgatiteshin kushtet e duhura për sigurinë.
Atentatori kishte mësuar për mbërritjen e Abe në internet mbrëmjen e kaluar, duke vendosur të merrte trenin për të marrë pjesë në ngjarje. Në Japoni, tubimet e ndryshme elektorale nuk drejtohen nga kordonët e policisë, pavarësisht nga fama e politikanëve, por shpesh asistohen nga shoqëruesit e disa agjentëve personalë. Në shumë raste, vetë qytetarët mund t’i afrohen kandidatit pa u shqetësuar për kufizimet e tepërta të lëvizjes.