Ajka Kallaku feston sot ditëlindjen dhe mbush 4 vjeç. Ishte babi Besi, i cili i bëri një urim special sapo akrepat shënuan 00:00, duke i emocionuar të gjithë.

Ndërkohë, pak më parë, mami Xhensila ka publikuar videon më prekëse, duke i emocionuar të gjithë. Këngëtarja ka ndarë në Instagram momentin kur ka marrë për herë të parë Ajkën pranë vetes në sallën e lindjes. E porsalindura vetëm qante, por kur stafi mjekësor e ka afruar te e ëma ka pushuar.

Këtë moment kaq magjik, Xhensila e ka shoqëruar me disa fjalë shumë të bukura dhe plot dashuri.

“Ora 11:50 \12 Korrik \2018

Momenti ku e ndjeva ekzistencen e Zotit si kurr me pare. E ndjej akoma aromen e Parajses qe solle tek une, e ngrohtesin tek faqja, qe me ngrohu zemren perjetesisht. Shtepi e shpirtit tim je ti

Tretem per ty.

Syt e mi, vena ime kryesore, ajri im.

Gezuar ditelindjen dashuri hyjnore. #AjkaQumeshtorja4Vjec”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.