Një zjarr i madh pyjor në ishullin grek të Samosit u rindez për të dytën ditë radhazi sot, pasi zjarrfikësit dhe vullnetarët luftuan me flakët gjatë gjithë natës.
”Në agim, helikopterët dhe avionët zjarrfikës rifilluan punën e tyre”, njoftoi sot brigada e zjarrfikësve.
Ushtria dhe qeveria lokale po japin mbështetje me pajisje dhe cisterna uji.
Dje, një helikopter u rrëzua në det gjatë operacioneve të shuarjes së zjarrit.
Dy nga katër pasagjerët humbën jetën në aksident.
”Ata ishin një rumun dhe një grek”, njoftoi transmetuesi shtetëror grek, ERT.
Erërat e forta po vështirësojnë punën e zjarrfikësve.