Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi konfirmoi faktin se se dy avionë grekë po japin ndihmën e tyre për fikjen e zjarrit në malin e Çikës. Nga foltorja e Kuvendit Peleshi tha se avionët kanë ardhur nga Selaniku, ndërsa shtoi se në terren janë të angazhuar 100 efektivë të Forcave të Armatosura.

“Janë dy avionë, po fluturojnë aktualisht në Malin e Çikës, janë 100 forca të FA-së, nuk ka asnjë rrezik për banesat, as për vilat aty afër. Kështu që të mos shqetësohet njeri,”- tha Peleshi ndër të tjera.
Greqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për të dytën herë për shuarjen e zjarreve. Këtë gjë e ka bërë të ditur Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janes Lenarsic, me anë të një postim në Tëitter, ku shkruan se Greqia ka dërguar dy avionë zjarrfikës pasi Shqipëria kërkoi ndihmë. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë dhe nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së ka arritur të sigurojë dy avionë nga Greqia. Avionët këtë herë në vendin tone do të përqendrohen në Malin e Çikës, ku është vatra aktive më problematike. Zjarri është përhapur në Dhërmi e Palasë dhe ka bërë që pushuesit të braktisin plazhet.”, tha ai.

Duke u ndalur te reforma në drejtësi, Peleshi tha se nuk duhet ndikim politik në këtë sektor. Ai komentoi dhe arrestimet nga SPAK, ndërsa shtoi se kur nuk ka dënime zyrtaresh është lajm i keq.

“7 vitet e para të një sistemi të ri, me energji të ndryshuar të një gjysmëshekulli, që prodhuan të ardhura dhe kursime që u shumëzuan me zero nga mashtrues të kohës. Mashtrues ka dhe do të ketë, por në botën e zhvilluar e bëjnë organet e drejtësisë. Ne, PS, duam ta ndryshojmë këtë kulturë. Jemi për pavarësi të drejtësisë. Jemi gati që të përballojmë kostot. Ndaj dallojmë më shumë nga ju, ndaj votohemi më shumë se ju. Arrestimet dhe ndëshkimet e zyrtarëve janë dëshmi se po punohet. Kur nuk ka dënime zyrtarësh është lajm i keq. Sot është dita të reflektohet. Të lëmë drejtësinë në punë e vetë, mos ta ngarkojmë me forcë politike. Drejtësinë nuk na e ka lënë ne, por na ka lënë monitorimin, jo të fusim duart. Pr.ligji për parqet teknologjike dhe për Start-upet, është lajm i mirë. Inovatorët e teknologjisë do të jenë në fokus tonin. Ne kemi pushtuar me politikë boshë parlamentin dhe prime time dhe s’kemi lënë vend as tv”, tha ai.