Dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshin Skënderbej të hënën.

Lajmin e bëri të ditur sot ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, e cila thekson se nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100-vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

“Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe ejani të shihni fluturimin e dy avionëve amerikanë B-52 nga sheshi Skënderbej të hënën, më 22 gusht”, njoftoi sot ambasada amerikane.

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100-vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s”, theksoi ambasada e SHBA.

“Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë”, shtoi ambasada amerikane.