Kjo është historia e një 64-vjeçari, i shpallur fajtor për vjedhje të rëndë në shkallë të parë, i cili arriti ta mbyllte këtë aferë vetëm 11 vite më vonë, kur u vendos gjyqi i shkallës së dytë. Ai u dënua me dy muaj e 20 ditë burg për vjedhjen e një monedhe një euroshe nga shatërvani Trevi në vitin 2011 në Romë.
Faktet – Më 16 qershor 2011, burri tërhoqi vëmendjen e shumë turistëve dhe policëve rrugorë të cilët e vëzhguan ndërsa me një shtyllë teleskopike me magnet sipër, tentoi të rrëmbejë disa monedha nga shatërvani Trevi. Kur arrin të vjedhë një monedhë, policia ndërhyn duke sekuestruar euron dhe shufrën teleskopike, mes kundërshtimeve të 64-vjeçarit. Më pas agjentët i dërgojnë dokumentet në prokurë. Një gjest që e habit jo pak atë, i bindur se mund të shpëtojë me një qortim ose, më së shumti, me një gjobë. Sapo zbulon se duhet të dalë në gjyq për këtë skenë, burri refuzon të nënshkruajë raportin.
Dënimi në shkallë të parë, 64-vjeçari akuzohet për vjedhje të rëndë. Pavarësisht kërkesës së mbrojtësit të tij për, ai u dënua në shkallë të parë me dy muaj e njëzet ditë burg.
Avokati, pas vendimit, vendos për ankimim, duke gjykuar dënimin me tetëdhjetë ditë burgim për monedhën një euro, të tepërt. Seanca për gjykimin në shkallë të dytë është caktuar shumë kohë më vonë, më 7 prill 2022, kur gjyqtari konstaton se “ka kaluar afati i parashkrimit”. Burri i shpëtoi. Është fundi i një afere juridike që zgjati 11 vjet.