Paul Pogba e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën e re te Juventusi, pasi menjëherë pas zyrtarizimit dëmtoi meniskun.Mesfushori do të humbasë javët e para të kampionatit italian, ndërsa u përfol se ylli i mesfushës rrezikon edhe Botërorin e Katarit në nëntor.
Trajneri i Francës, Deschamps ka dhënë lajmin e mirë për tifozët e “Gjelave”.
“Ne po flasim për futbollistë tepër të kërkuar dhe me eksperiencë të madhe. Është e rëndësishme që ata të jenë të pranishëm në Botëror, por kurrë nuk jemi të sigurt.Natyrisht që jam në kontakt të vazhdueshëm me Paul. Pjesëmarrja e tij në Botëror nuk është fare në diskutim” – Tha ai.