Dukej se gjithçka shkonte shumë mirë, por nga dasma e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz lindën shumë mosmarrëveshje në familje. Menjëherë u bë e qartë se midis vjehrrës Victoria dhe nuses nuk kishte marrëdhënie të mirë. Gjithçka duket se ka nisur me fustanin e nusërisë dhe tashmë secila sheh rrugën e vet. Gjatë pushimeve në bordin e jahtit në Mesdhe, David dhe gruaja e tij kishin shumë të ftuar, por asnjë gjurmë nga djali dhe Peltz.
“Nuk është e vërtetë që ata nuk shkojnë mirë”, thoshte Brooklyn Beckham në faqet e “Variety” orët e fundit, duke mohuar një krizë mes nënës së stilistit dhe gruas së tij. “Nicola më tha se thashethemet lindën sepse ajo zgjodhi një fustan Valentino Couture, në vend që të vishte një të dizajnuar nga nëna ime,” shpjegoi djali i Victoria dhe David. “Por nuk ka asnjë mosmarrëveshje pas kësaj, thjesht, atelieja e nënës sime nuk do të kishte kohë të përfundonte fustanin për datën e dasmës dhe Nicola duhej të bënte një zgjedhje tjetër”, shtoi ai. Por shpjegimi nuk është plotësisht bindës.
Brooklyn këmbëngul: “Ne të gjithë shkojmë mirë. Vetëm se ka nga ata që kënaqen të krijojnë përçarje” dhe mami dhe babi i japin dorën djalit të tyre duke u përpjekur të mohojnë mosmarrëveshjet duke postuar urime në kopertinën e “Variety”. Megjithatë, më të vëmendshmit kanë vënë re se pëlqimet e ndërsjella mes Beckhams dhe Nicola Peltz janë zhdukur dhe se dy të porsamartuarit nuk janë parë në jahtin e festave. Ka nga ata që betohen se pas saj fshihet një ‘frakturë’ edhe më e madhe, që do të përfshinte dy familjet e mëdha…