Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare piktori i njohur Bujar Zajmi. Lajmin e bën të ditur e bija teksa shkruan përbri pikturës së tij “Vallëzo i lirë në paqe, Bai”.

Krijimtaria e Zajmit shtrihet në afro 6 dekada e momentin më të fundit të ekspozimit përmes 100 veprave e shënoi në korrik të këtij viti me “Bzan me diellin” në Galerinë e Tiranës, nën kujdesin kuratorial të së bijës Anila Zajmit.

Zajmi ka lëvruar një larmisjmëri teknikash nga grafika, kolazhe, piktura në vaj e akrilik e të tjerë. Veçohet si një nga artistët me një krijimtari të pasur gjatë sistemit diktatorial, një pjesë të mirë të së cilës me afro 7 mijë punime e mbajti të fshehur gjatë diktaturës.

Shumë prej veprave të piktorit të ndjerë siç ka rrëfyer e bija, mbeten ende për t’u zbuluar, e ruhen në shtëpinë studio të tij.

Studiuesi Jaho Brahaj  në një status në Facebook sjell në vëmendje kontributin artistik të piktorit, që dallohej nga fryma kombëtare në veprat e tij.

‘Ndahet nga ne Piktori i Shquar Prof. Bujar Zajmi (1931-2022).
– 27 Gusht 2022
– Bujar Zajmi (7 korrik 1939) i lindur në Tiranë, me origjinë nga Kosova është piktor i njohur shqiptar.
– E ka nisur artin pamor që në vitin 1956, me vizatime dhe piktura së bashku mund të ketë sot me shume 5 mijë.
– Studimet e larta i realizoi për grafikë Universitetin e Lajpcigut në Gjermani dhe i mbaroi studimet ne Tirane.
 – Vecori e vepres se Tij eshte, se njihet si piktor kultivues i kombtares në pikturën e tij.
– Ne veprat e Bujar Zajmit eshte shpirti i bashkekombasve me vecorite psikologjike dhe pasurine trashegimi etnike, gjithmone me drite. Dallohet e vecohet krijimtaria e Tij qe eshte e mbeshtetur ne traditen kombetare me vecorite dhe linjen e vizatimit te trasheguar dhe me ngjyra te games se artit popullor.
Vepra e Bujar Zajmit dallohet lehtesisht ne pasurine trashegimi te artit figurative te kolegeve, nga vecoria e linjes se vizatimit, kolori i vecante dhe karakteristike me sfondet kryesisht te bardha, frymezim nga tradita e artit tradicional, ne veshjet kombetare e ne dekoracione te trasheguara.
Bujari i la Trashegimise se fondit kombetar te arteve figurative me mijra vepra qe ruhen te regjistruara dhe kataloguara ne Banesen e Tij qe eshte Galeri, Arkiv dhe Atelie dhe ne galeri arti te Shqiperise, Kosoves, Gjermanise etj.’- shkruan Brahaj.