Një automjet ka përfunduar në lumin e Lanës në Tiranë në orët e para të mëngjesit. Policia bën me dije se shoferi ka humbur kontrollin në momentin e ngjarjes.
Menjëherë pas aksidentit ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Tashmë policia thekson se ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
“Më datë 13.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia.