Piloti dhe pasagjeri i një avioni të vogël ia hodhën paq pa lëndime edhe pse bënë një ulje të detyruar në një autostradë në Kaliforni me trafik të dendur.
Andrew Cho po pilotonte një Piper Cherokee kur motori pësoi defekt dhe ai vendosi të ulej në autostradën pranë Corona, në Los Anxhelos.
Pamjet e kamerës së vendosur në një automjet kapën momentin kur avioni u ul në autostradë mes makinave.
Ulja ishte gati e sigurt deri në momentit kur njëri nga krahët e avionit kapi mbi një kamionçinë, ndërsa më pas shpërthyen flakët. Disa sekonda më vonë, Cho dhe pasagjeri i tij arritën të dilnin nga avioni.