Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe deputetetja Antoneta Dhima pa nga afër stacionin pompimit të ujit nga lumi Seman në fshatin Belinë, i cili shërben për mbulimin me ujitje të tokave të fshatit Belinë.
Balla gjatë fjalës së tij theksoi se të tilla projekte alternative janë shumë të rëndësishme për t’u ardhur në ndihmë bujqve përmes sigurimi të ujit vaditës.
“Ne duhet të mendojmë për projekte të tilla alternative. Ndoshta një rrugë pret por uji vaditës jo dhe. aq më tepër në këtë situatë ku ngrohja globale është kthyer në një kërcënim. Në planifikimin e buxhetit për vitin 2023 duhet t’i japim prioritet kësaj skeme të re”, theskoi Balla.
Gjithashtu Balla theksoi se edhe dy projekte të tjera të rëndësishme priten të realizohen, të cilat kapin shifrën prej 60 mln lekë.
“Dy projekte të tjera që priten të realizohen janë ndërtimi i një tjetër stacioni pommpimi që do t’i përgjigjet skemës së Kurjanit me burim Lumin e Semanit e cila do të shërbejë edhe për skemën egzistuese të Zharrzës. Të dyja këto investime janë investime madhore me vlerë mbi 60 mln lekë”.