Mario Baloteli nuk arrin të ndryshojë edhe pse vitet kalojnë. Ai dhe trajneri italian Vincenzo Montella janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në sfidën Adana-Umranijespor.

Pas vërshëllimës së gjyqtarit që sinjalizoi fundin e ndeshjes, Ballo i cili u aktivizua vetëm një pjesë loje, i tha diçka trajnerit të tij që shkaktoi edhe përplasjen mes të dyve.