Në plagosje me armë zjarri është kryer gjatë natës në një “klub” nga një shqiptar. Kur pa barmenin duke biseduar me të dashurën e tij, shqiptarit nuk i panë më sytë. Menjëherë doli nga klubi dhe nxorri nga xhepi një pistoletë, me të cilën qëlloi në kofshë punonjësin. Por fatmirësisht nuk i rrezoi jetën. Ndërsa Emirijan Halili, 33-vjeçari shqiptar që nuk e duroi dot skenën që pa me të dashurën e tij, u hapën dyert e burgut.
Shqiptari ndodhej në Itali me pushime me të dashurën e tij, një vajzë me origjinë marokene. Rreth orës një në mëngjes, ata vendosin të ndalonin për një pije në një klub me një çift tjetër. Barmeni kishte biseduar me të dashurën e tij. Një bisedë e pafajshme, që nisi pasi e reja zbuloi se banakieri ishte nga Tor Bella Monaca dhe ajo i tregoi se kishte qenë atje për të bërë një tatuazh.
Në atë moment ndërhyn 33-vjeçari dhe i thotë: Tani do të të qëlloj, por e dashura e ndaj. Ndërhyri pronari i lokalit, i kërkoi shqiptarit të qetësohet dhe e fton në banak për të pirë. Menjëherë thërret edhe banakierin dhe i thotë se 33-vjeçari kërkon t’i kërkojë falje. Punonjësi, megjithatë, është ende i ofenduar nga fjalët që iu drejtuan nga klienti dhe nuk e pranoi ndjesën, duke nisur edhe njëherë sherrin mes tyre.
Pa thënë asnjë fjalë më, shqiptari tërheq këmbëzën. Një goditje e vetme, e cila kap barmenin në këmbën e djathtë. I riu bie në tokë, i plagosur dhe i gjakosur, ndërsa 33-vjeçari, e dashura dhe miqtë e tyre ikin me vrap. Por megjithatë u kap, e tani akuzohet për tentativë vrasjeje dhe posedim të një arme zjarri pa leje.