Bashkimi Evropian do të diskutojë rreth nisjes së një programi të madh trajnues për forcat ukrainase në shtetet fqinje, tha shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Gjatë një konference për mediat më 22 gusht në Santander të Spanjës, Borrell tha se për këtë temë do të diskutohet javën e ardhshme gjatë takimit në Pragë të ministrave të Mbrojtjes së BE-së.
“Natyrisht se do të ishte një mision i madh. Çdo mision duhet të jetë i përgatitur” për të trajnuar forcat ukrainase për luftë Duket e arsyeshme, duke pasur parasysh se lufta po zgjat, që duhet një përpjekje tjetër përveç ndihmës me materiale Për këtë po diskutohet midis shteteve anëtare dhe do të bisedohet për këtë temë edhe në nivelin politik javën e ardhshme”, u shpreh Borrell.
Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja dhe shtetet e tjera, përfshirë edhe ato evropiane, i kanë ofruar ndihmë ushtarake forcave ukrainase që kanë ndihmuar forcat ukrainase që të ngadalësojnë – por jo të ndalin – përparimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës dhe përgjatë brigjeve të Detit të Zi.
Home Lajme Aktualitet BE-ja shqyrton mundësinë e trajnimit të forcave ukrainase, Borrell: Është një mision...