Cesc Fabregas është lojtari më i ri i Comos. Lajmi është dhënë nga klubi i Serie B, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Mesfushori 35 vjeçar i ka habitur të gjithë me zgjedhjen e tij, teksa pritej të firmoste me një ekip më kompetitiv. Fabregas ka luajtur më parë për Monacon, me 4 sezonet në Principatë që kanë qenë pozitive.
Spanjolli ka kontribuar edhe për londinezët e Chelseat, Barcelonën dhe Arsenalin. Me interes të madh priten paraqitjet e tij me skuadrën e re.