Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 354 raste të reja me koronavirus nga 1205 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve një qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për një 53-vjeçare nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 16 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 490 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 3,552 raste aktive me COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 86 në Tiranë, nga 22 qytetarë në Durrës, Lushnje, 19 në Fier, 18 në Devoll, nga 16 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 13 në Lezhë, 12 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 7 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Kavajë, Patos, Peqin, Gramsh, nga 5 qytetarë në Pukë, Dimal, Elbasan, nga 4 qytetarë në Kamëz, Dibër, Korçë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Roskovec, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Maliq, Kuçovë, Cerrik, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Mirditë, Mat, Selenicë, Memaliaj.