22 mijë e 822 fëmijë kanë përfituar gjatë vitit 2022 nga bonusi i bebes. Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama këtë mëngjes përmes një statusi në ‘Facebook’.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë se për këtë vit mbështetja me bonusin e bebes u ka shkuar 22,822 fëmijëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë.