epa10127478 European Union for Foreign Affairs and Security Policy Josep Borrell during press briefing flowing Belgrade-Pristina Dialogue in Brussels, Belgium, 18 August 2022. Josep Borrell met earlier with President of the Republic of Serbia Aleksandar Vucic and Kosovo's Prime Minister Albin Kurti. EPA/OLIVIER HOSLET

Bashkimi Evropian do të diskutojë nisjen e një operacioni të madh stërvitor për forcat e armatosura të Ukrainës në vendet fqinje, deklaroi shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Propozimi do të diskutohet javën e ardhshme në takimin jozyrtar të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Pragë, tha Borrell në një konferencë shtypi në Santander, në veri të Spanjës.

“Shpresoj që të miratohet”, shtoi kreu i diplomacies europiane.