Chris Rock ka pretenduar se atij iu ofrua prezantimi i ceremonisë së Oscars të vitit të ardhshëm, por e ka refuzuar mundësinë.

Kjo deklaratë e komedianit vjen pesë muaj pasi u godit me shuplakë në eventin e këtij viti nga Will Smith, moment që tronditi botën e showbiz-it. Aktori Will hyri në skenë dhe e goditi në fytyrë humoristin pasi ai bëri një shaka në kurriz të gruas së aktorit.

Sipas Arizona Republic, Chris u tha fansave në koncertin e tij stand-up në Phoenix se rikthimi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve do të ishte si rikthimi në një skenë krimi.

Thuhet gjithashtu se Chris ka refuzuar një ofertë komerciale pas shuplakës së Super Bowl.

Incidenti në eventin e këtij viti erdhi pasi komediani bëri një shaka për prerjen e flokëve të Jada Pinkett Smith. “Jada, mezi po pres për GI Jane 2”,-ishte batuta që solli ngjarjen e vitit.

Will – i cili fitoi aktorin më të mirë më vonë në mbrëmje – doli në skenë dhe goditi prezantuesin, përpara se të kthehej në vendin e tij dhe të bërtiste: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

Shakaja e komedianit ishte një referencë për filmin e vitit 1997 G.I Jane – ku luajti Demi Moore me një prerje flokësh të ngjashme me atë të Jada-s. Ajo kishte folur më parë për vendimin e saj për të rruar kokën, pasi vuante nga alopecia.

Kujtojmë që Will ka kërkuar falje publike për veprimet e tij, por thuhet se ndjesa është injoruar deri më tani.