Sezoni veror në bregdetin shqiptar vijon me fluks të lartë turistësh.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale opinione të turistëve që kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhet e Durrësit, nga Plazhi i Madh, në Currila, në Kallm e Gjirin e Lalzit, ku kanë gjetur më të mirën që mund të kërkojë një turist; nga çmimet e lira, te qetësia, pastërtia dhe shërbimi cilësor.
“E konfirmuar edhe nga vetë turistët e huaj siç është dhe grupi i të rinjve italianë
nga Pisa, që prej katër vitesh pushojnë këtu: Shqipëria çdo vit ofron gjëra të reja”, shkruan Rama.Një grup të rinjsh italianë që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar shprehen se ky është vitit i katërt që vizitojnë vendin tonë.
“Kemi ardhur nga Pisa dhe tani jemi në Kepin e Rodonit për të vizituar këtë vend shumë të bukur që ofron kulturë, ushqim të mirë, njerëz të mirë, resorte të mira dhe det të bukur. Kemi 4 vite që vijmë dhe Shqipëria na ofron gjithmonë gjëra të reja. Është një vend në zhvillim”, shprehen ata.Një tjetër pushuese shprehet shumë e kënaqur nga shërbimi, kuzhina, pastrimi dhe siguria në plazh. “Jemi shumë të kënaqur dhe po kalojmë pushime të gëzuara”, shprehet ajo.“Zgjodhëm Kepin e Rodonit sepse është një vend ku kultura, natyra dhe plazhi janë të ndërthurura bashkë. Është një vend që na bën të kthehemi përsëri sepse ka edhe përkujdesje për pushuesit. Dhe përsëri do të vijmë”, u shpreh një tjetër.