Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jete nga virusi Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar 341 raste të reja nga 904 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim të specializuar 24 pacientë.

Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku vetëm në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,564 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH-së

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 341 qytetarë.

Janë 3,791 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 331 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,564 që nga fillimi i epidemisë.