Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2468 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1207 qytetarë, në këto bashki:
413 në Tiranë, 74 në Durrës, 63 në Vlorë, 57 në Fier, 49 në Lushnje, 46 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Sarandë, 27 në Korçë, nga 26 qytetarë në Gjirokastër, Pogradec, nga 23 qytetarë në Lezhë, Divjakë, Kuçovë, nga 19 qytetarë në Krujë, Kavajë, 15 në Malësi e Madhe, nga 14 qytetarë në Kurbin, Himarë, 12 në Tepelenë, nga 11 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, nga 10 qytetarë në Tropojë, Dibër, 9 në Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Belsh, Gramsh, nga 7 qytetarë në Kolonjë, Berat, Skrapar, nga 6 qytetarë në Bulqizë, Delvinë, Dimal, Poliçan, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Selenicë, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Has, Përmet, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Mat, Roskovec, Libohovë, Cerrik, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Librazhd.
Janë 7,721 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë.
Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Kavaja 85 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 86 vjeçe.
Janë shëruar 1023 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 302,311 që nga fillimi i epidemisë.