Cristiano Ronaldo ka qenë në epiqendrën e mediave gjatë gjithë kësaj kohe. Sulmuesi nuk u pa i lumtur në Manchester, duke kërkuar largimin nga “Djajtë e Kuq”. Sikur të mos mjaftonte, CR7 la në gjysmë ndeshjen miqësore me Vallecanon, pasi braktisi stadiumin pas 45 minutave të para.

Pavarësisht tensionit me trajnerin Ten Hag dhe polemikave, mediat shkruajnë sot se portugezi ka marrë pjesë në stërvitje. Sipas asaj që shkruhet, lojtari është parë në Carrington, me pjesën tjetër të ekipit.

Manchester United do të luajë ndaj Brighton pas pak ditësh ndeshjen e parë të kampionatit, sakaq nuk dihet nëse do jetë apo jo Ronaldo.