Matthijs de Ligt nuk është më një lojtar i Juventus-it. Qendërmbrojtësi holandez u largua nga Torino këtë verë për t’u transferuar te Bayern Munich.
Ylli i ri i bavarezëve është kthyer të flasë për ish-skuadrën e tij dhe më saktë për eksperiencën e tij me Cristiano Ronaldo-n te bardhezinjtë.
Për yllin e Manchester United ka patur disa zëra për një transferim të mundshëm te kampionët e Gjermanisë në këtë merkato të verës.
“Cristiano Ronaldo është një personazh i madh, ai flet shumë me shokët e skuadrës, me lojtarët e rinj, dhe është gjithmonë gati të ndihmojë”, ka thënë De Ligt.
“Pas pak do të mbushë 38 vjeç, por forma e tij fizike është ajo e një 24-vjeçari dhe ai vazhdon të shënojë gola. E vetmja gjë që mund të bësh është ta admirosh.
“Ka bërë një punë shumë të mirë tek Juventus, ka shënuar gola dhe ka qenë një shok skuadre shumë i mirë”, ka vazhduar holandezi.
Nëse më pyesni mua se kush është lojtari më i mirë në botë në zonën e rreptësisë, unë them Ronaldo. Nuk mund ta humbësh nga sytë sepse të ndëshkon menjëherë.