Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë , Agim Nesho i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën në forumin e Bled, se ‘Bullgaria për tetë vite ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE’.
Ai tha se Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka deklaruar se këtë deklaratë anti-Bullgare dhe anti-europiane do ta ndjekë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe europiane.Gjithashtu në një komunikim për mediat, Nesho tha se një vend mik i Shqipërisë ngre alarmin për retorikën e kësaj qeveria, duke shtuar se Rama po provokon vendet e Europiane dhe po përpiqet të imponojë një agjendë joeuropiane.
Partia e Lirisë e shikon këtë politikë të personalizuar të zotit Rama dhe shumë të rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë.”, tha Nesho.
Deklarata e plotë:
Në përgjigje të retorikës boshe por të qëllimshme të Kryeministrit Rama në forumin e Bled, se ‘Bullgaria per tetë vite ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE’, Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka deklaruar se këtë deklaratë anti-Bullgare dhe anti-europiane do ta ndjekë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe europiane.
Akuzat për shpifje ndaj kryeministrit Rama, të bëra nga një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe anëtar i NATO-s, një vend historikisht mik i Shqipërisë, ngre alarmin për diskursin anti-europian në të gjitha planet: ndaj politikave të BE-së, ndaj vendeve të vecanta si dhe dështimin në plotësimin e kërkesave themelore të Parlamenit Europian, Bundestagut Gjerman, për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.Duket se zoti Rama, autokrati i ri i Shqipërisë, po perpiqet të imponojë një axhendë jo europiane për Shqipërinë, duke kritikuar, provokuar vendet europiane dhe vetë Bashkimin Europian për të bllokuar procesin e përbashkët konsensual të integrimit të vendit tonë në BE.
Partia e Lirisë, e shikon këtë politikë të personalizuar të zotit Rama si shumë të rrezikshme dhe me pasoja për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.
Qeveria Shqiptare e zotit Rama duhet të kuptojë, që shtetet europiane si Franca, Hollanda, Bulgaria ishin preteksti.
Por fakti real, ishte në mungesën e vullnetit politik të kësaj qeverie për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, kapjen e shtetit, etj.
Siç është edhe sot, vullneti i kryeministrit dhe shumicës së tij parlamentare, për të miratuar ligje anti-europiane, si “Pashaportat e Arta”, Amnistia Fiskale Kriminale, Projektet Strategjike pa transparencë dhe duke përjashtuar investitorët Europianë.Pasioni, për t’ju përkushtuar Ballkanit të Hapur nga qeveria Rama si dhe zbatimi i axhendave rajonale të miqve të rinj ballkanik, sjellin si pasojë qëndrimet provokative ndaj Bullgarisë dhe mospëlqimi dhe kritikat ndaj BE-së.
Partia e Lirisë shpreh keqardhjen për këto raporte të panevojshme dhe të dëmshme ndaj një vendi mik si Bullgaria, dhe do të qëndrojë e angazhuar për bashkëpunim të sinqertë, me gjithë vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian.