Komuniteti i inteligjencës amerikane ka marrë për analizë një sërë dokumentesh të klasifikuara të sekuestruara gjatë një kontrolli në rezidencën e Presidentit të 45-të Donald Trump në Mar-a-Lago, Florida në fillim të gushtit.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Në një letër dërguar anëtarëve të Kongresit javën e kaluar nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Gaines, agjencia tha se po punonte me Departamentin e Drejtësisë për të “lehtësuar analizën e klasifikimit” të dokumenteve të sekuestruara nga Trump.Siç raporton Reuters duke iu referuar tekstit të letrës, Shërbimi Informativ Kombëtar “do të udhëheqë gjithashtu analizën e komunitetit të inteligjencës për rrezikun e mundshëm për sigurinë kombëtare që mund të lindë nga zbulimi i dokumenteve”.Përfaqësuesi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Kirby, u konfirmoi gazetarëve të hënën se agjencia e inteligjencës po analizon vërtet dokumentet e sekuestruara nga rezidenca e presidentit të 45-të amerikan.Më herët, Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi një deklaratë nën betim që tregon se po heton heqjen e dokumenteve të klasifikuara nga Trump nga Shtëpia e Bardhë.Kjo, sepse beson se ato përmbanin informacione shumë të klasifikuara që mund të ishin komprometuar.Ky është precedenti i parë i tillë në historinë e Shteteve të Bashkuara.Mes dokumenteve të sekuestruara ka edhe dokumente sekrete, disa prej të cilave mund të kenë lidhje edhe me armë bërthamore.
Akuzat kundër Trump për këtë mund të çojnë në burgosjen e tij – që mund të jetë gjithashtu e para në histori.