Analisti Milaim Zeka thotë se takimet në Bruksel mes liderit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk ka për qëllim arritjen e dialogut mes dy vendeve por shpenzimin e fondeve të vëna në dispozicion për të zgjidhur konfliktin mes tyre.

Sipas Zekës, Borrell dhe Lajçak kanë informacione të sakta se tensionet në veri të Kosovës janë të koordinuara nga Kurti dhe Vuçiç për të mbuluar kolapsin në të cilin e ka Zhytur ekonominë Kurti.

“Burokratët e Brukselit kanë krijuar një fond milionash që duhen harxhuar për zgjidhjen me dialog të konflikteve mes shteteve. por si mund të prisnim zhvillime pozitive kur në krye të politikës së jashtme është një nga njerëzit më kundër pavarësisë së Kosovës që është Borrell dhe Lajçak, një nga njerëzit që e ka kundërshtuar më fort pavarësinë e Kosovës”, tha Zeka.