Ndodh shpesh që media të caktuara të publikojnë lajme të paverifikuara dhe më pas të përgënjeshtrohen nga faktet e vërteta. Por duket se këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as një gazetar i afirmuar, si Artan Hoxha.
Gazetari i kronikës së zezë ka publikuar në profilin e tij në FB një foto të dy ministreve Balluku dhe Kumbaro, duke e shoqëruar atë me një koment ironizues, se megjithëse është kohë pushimesh, zyrat e shtypit përkatëse i paraqesin ministret në punë.
Por duket se bllofi i Hoxhës qëndron në faktin që fotoja në fjalë është publikuar nga Zv.kryeministrja Balluku në rrjetet e saj sociale në datë 20 korrik 2022, kohë kur nuk kishin filluar pushimet dhe jo ne ditët e sotme.
Për me tepër bëhet fjalë për një inspektim gjatë një aksioni për pastrimin e basenit të hidrocentralit të Komanit
Më tej keqinformimi vijon nga disa portale, që të paqartë nga komenti i Hoxhës dhe të paditur për identitetin e ministreve, e publikojnë lajmin, duke shkruar se në foto janë ministret Balluku dhe Manastirliu në mes të detit.
E pra ndodh që të gjithë mund të gabojnë dhe jo të gjithë të kërkojnë ndjesë, pavaresisht dezinformimit në transmetimin e lajmit, por kur kjo u ndodh gazetarëve me përvojë, situata e profesionalizmit në media duket edhe më alarmante.
Postimi i Ballukut:
Artan Hoxha dje: