Avokati i Memphis Depay, Sebastien Ledure pritet që të takohet sot me Barcelonën që ta shkëpusë kontratën me holandezin, duke ia mundësuar vetes kalimin pa para në Juventus

Gjigantët e Serie A tashmë kanë arritur një marrëveshje në princip me ish sulmuesin e Manchester United, i cili ka vetëm një vit kontratë me katalunasit.

Sipas Sport, përfaqësuesi i Depay, Ledure, i njëjti avokat i cili bëri të mundur rikthimin e Romelu Lukakusë në Inter, do të takohet sot me drejtorët e Barcelonës me shpresë që ta finalizojë shkëputjen e kontratës së sulmuesit.

Depay e ka bërë të qartë që ai dëshiron të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë, por sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi ka kërkuar një pagesë që të largohet nga klubi.

Gjigantët e La Ligës janë në krizë financiare dhe ju duhet që të zvogëlojnë pagat për të regjistruar lojtarët e tyre të transferuar, kështu që ata me gjasë do të pajtohen për një shkëputje të kontratës së Depay.

Dy palët ende janë ende në bisedime, por sipas raportit Depay dhe Barcelona pritet ta gjejnë një marrëveshje sot. Ish ylli Lyonit dhe Manchester United pritet që të nënshkruajë marrëveshje dy vjeçare me skuadrën nga Torino ku do të paguhej nga pesë milionë euro dhe ai do ta zëvendësonte Alvaro Moratan.